Haradinaj: Ja pse Albini është mashtrues

Haradinaj vlerëson kundërkandidatët e tij Kurtin, Osmanin e Veselin.

Kryeminsitri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar kundërkandidatët e tij, gjatë paraqitjes së tij në emisionin Rubikon.
Së pari ka folur për Veselin. Ka thënë se ai nuk mund të flas për korrupsionin.

“Kur po thotë ai e luftoj korrupsionin, m’fal o burrë, dil niher kërko falje. Thuj më falni që u bo korrupsioni, se partia jem ka bo korrupsion. Po ndahemi prej korrupsionit, nuk bojna mo, edhe vazhdo ma tutje. Por thu që s’ka ndodh kurgjo edhe e Lufton korrupsionin sot…”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa, Vjosa Osmanin e ka kritikuar se partia e saj e ka bërë Thaçin President.

“Zonja Osmani edhe LDK, pe ç’kapim shtetin e jo ato… ma së pari dil e thuj na falni që jau kem votu Hashim Thaçin për president”, ka thënë ai.
Ndërsa, Kurtin e VV-së e ka quajtur mashtrues.

“E për Albnin është mashtrim… ai për një kohë të gjatë është mundu me na bindë që s’jem Kosovë, që s’ekziston kombëtarja… që s’bon me qitë qeta qe (kravatën). Është mirë me ia sqaru ndonjëherë popullit tënd se sa është dallimi në evoluim dhe pse ndodh evoluimi”, ka thënë kryeminsitri në detyrë.

Ai ka thënë se sulmohej nga VV-ja vetëm pse mbështeste kombëataren e Kosovës në futboll.

“Nuk munesh me dalë me djelmoshat e kombëtares, kur unë i kam marrë 100 të shame nga aktivistat e Vetëvendosjes pse e kam përkrah Kosovën”, ka thënë ai.

loading…