Haradinaj: Interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri-tjetrit dhe në paqe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me plagosjen e dy personave në Shtërpcë, të cilën e ka cilësuar si “skenar të destabilizimit të Kosovës”.

Haradinaj ka reaguar përmes një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Facebook’, duke thënë se interesi I shqiptarëve dhe serbëve është të jetojnë pranë njëri tjetrit dhe në paqe.

“Interesi i shqiptarëve dhe i serbëve është të jetojnë pranë njëri tjetrit e në paqe dhe për këtë është paguar një çmim i madh dhe është bërë një përpjekje titanike për të arritur deri këtu ku jemi. Këtë nuk mund ta zhbëjë askush as në Beograd as në Prishtinë apo gjetiu”, ka deklaruar ai.

“Prandaj hiqni dorë nga skenarët ogurzi, sepse historia nuk kthehet mbrapsht”, vijon ndër të tjera kryetari i AAK-së.