Haradinaj i kundërvihet Hotit: Të gjithë nëpunësit e GP të AAK-së e kanë pushim të hënën për nder të 28 Nëntorit

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Avdullah Hoti që dita e hënë mos të jetë ditë pushimi për shkak të festës së 28 Nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u ka dhënë pushim të gjithë nëpunësve të AAK-së që punojnë në Kuvend.

“Të gjithë nëpunësit e Grupit Parlamentar të AAK-së, të hënën e kanë të lirë me rastin e Festës së Flamurit Kombëtar. Urime!”, ka shkruar Haradinaj. /Ballkani.info/