Haradinaj i kundërpërgjigjet Kurtit: E kam riblerë tokën e babës tim, është në Gllogjan

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka reaguar Kurtit, pasi që i tha t’ia kthejë Kosovës 200 hektarë tokë të cilat ky i fundit i ka blerë përmes procesit të privatizimit, me çmim 3.5 euro për ari, të cilat i kushtuan vetëm 70 mijë euro, shkruan Ballkani.info

“Deputeti Haradinaj le t’i kthen në shtet 200 hektarë tokë dhe ne ia jepim 70 mijë euro”, tha ai.

Haradinaj i është kundërpërgjigjur Kurtit duke thënë se e kam riblerë tokën e babës tim.

“Kurti saherë po don me fshehë prej pazotësi të tij po thotë se i ka ble 200 hektarë tokë. Po është e vërtetët z.Kurti. Me Ligjet e Kosovës, në kohën e OKB-së, e kam shfrytëzuar një të drejtë ligjore që ka mundur edhe një shtetas së huaj, e kam riblerë tokën e babait tim, është në Gllogjan, në katundin tim, nuk është një metër tjetër kund”, ka thënë ai.