Haradinaj e kritikon Qeverinë për masat anti-Covid: Zbrit në tokë o Kryeministër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka kritikuar edhe njëherë vendimin e Qeverisë me masat e reja anti-Covid, duke thënë se Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e sheh situatën sikur Ekzekutivi në Kosovë.

Haradinaj i ka thënë “zbrit në tokë”, kryeministrit Albin Kurti.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë del me vlerësimin se ndalimi i udhëtimeve nuk e parandalon përhapjen e virusit e Qeveria jonë i bllokon shqiptarët me hy në Kosovë e ata që janë brenda i mbyll me orë policore në shtëpi! Zbrit në tokë o Kryeministër!”, ka shkruar ai.