Besimi në AAK po rritet përditë dhe ky është tregues i qartë se jemi në rrugën e duhur për ta bërë diferencën në vend, ka shkruar Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Ai përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se AAK-së i janë bashkuar dhjetëra të rinjë ku sipas tij në thelb të vizionit të Aleancës çdoherë ka qenë rinia.
Ja postimi i plotë:
Krah për krah me dhjetëra të rinj të profileve të ndryshme profesionale, që sot iu bashkuan familjes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Në thelb të vizionit të Aleancës çdoherë ka qenë rinia, si partner dhe resurs kryesor në zhvillimin e vendit dhe garant i të ardhmes sonë. Besimi në AAK po rritet përditë dhe ky është tregues i qartë se jemi në rrugën e duhur për ta bërë diferencën në vend.
Po sot, para Këshillit Drejtues dhe Kryesisë së AAK-së, shpalosa bilancin qeverisës për këta 15 muaj, si dhe prioritetet për periudhën e ardhshme. Viti 2018 u finalizua me sukses me përmbylljen e arkitekturës së sigurisë së Kosovës, që paraqet kulmin e shtëpisë sonë të përbashkët. Në qeverisje, kemi vendosur fokusin në një dinamikë të re zhvillimore dhe 2019-ta do të jetë vit i ekonomisë.







