Haradinaj: AAK nuk lejon prekjen e kufijve dhe 17 shkurtin, dalim prej qeverisë nëse ndodh kjo

Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se partia ku ai bën pjesë nuk tërhiqet nga parimet e saj të paprekshme për njësinë territoriale të Kosovës dhe pavarësinë e 17 shkurtit. Këto komente, Haradinaj i ka bërë në emisionin “Debat Plus”, ku bashkë me zytarin tjetër të AAK, Blerim Kuçi, po përballen me analistët.

“Nuk ka kthim mbrapa. 17 shkurti nuk preket”, ka thënë Haradinaj. Shefi i deputetëve të AAK-së, ka thënë se partia e tij del prej qeverisë së re me LDK-në nëse tentohet të preken kufijtë dhe substanca e pavarësisë.

“Dalim prej Qeverisë nëse kjo qeveri i prek kufijtë. Pavarësia e 17 shkurtit është e paprekshme”, ka thënë ai. Tutje, Haradinaj ka kritikuar qeverinë Kurti për heqjen e taksës. “Sot ministri i jashtëm tha e hoqëm taksën si akti i vullnetit të mirë për ndreqjen e raporteve me Serbinë. Hiç më larg se sot”, tha Haradinaj, përderisa deklaroi se reciprociteti i vendosur nuk është i plotë.