Mitrovica e Veriut

Hapet me kohë qendra e votimit në objektin e Komunës së Mitrovicë së Veriut

Në qendrën kryesore në objektin Komunal në lagjen e Boshnjakeve në Mitrovicën e Veriut, është hapur me kohë qendra e votimit për shkarkimin ose jo të kryetarit aktual.

Në Mitrovicën Veriore janë 5 qendra të vendvotimit, dy prej tyre janë objekte alternative në të cilat qytetarët do të shkojnë për votim.

Për shkarkimin e kryetarëve duhet që opsioni “po” të rrethohet nga së paku 50 për qind plus një votues me të drejtë vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

Votimi organizohet në bazë të udhëzimit administrativ nga Qeveria e Kosovës, pas presionit të ndërkombëtareve për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.

Për tu shkarkuar kryetari i Leposaviqit duhen 6 mijë e 837 vota, në komunën e Mitrovicës së Veriut duhen 9 mijë e 279 vota, Zveçan duhen 3 mijë e 605 vota, ndërkaq në Zubin Potok duhen 3 mijë 439 vota.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.