Hapën dyert për të pame, mungon Kadri Veseli

Për ngushëllime në familjen Veseli erdhën shumë qytetarë e politikanë, Kadri Veseli nuk mundi të jetë i pranishëm për t’i pritur.   

Familja Veseli janë bërë bashkë dhe kanë hapur dyert për ngushëllime.

Por në mesin e tyre, për të pritur e përcjellur ata që vijnë, nuk është Kadri Veseli.

Kjo pasi ish-kryetari i Kuvendit s’mori leje nga Haga për të qenë pjesë në të pamen e nënës, që i vdiq të premten në moshën 93 vjeçare. Megjithatë radha e njerëzve që po vinë për ngushëllime është e gjatë.

Të pikëlluar, farefisi i familjes Veseli flasin për dhimbjen që kanë.

Qysh herët në mëngjes, në konakun e familjes Veseli në Mitrovicë qëndroi  i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Sikurse për rastin e babait, ish-luftëtari i UÇK-së, Kadri Veseli lajmin për vdekjen e të nënës e priti në paraburgim në Hagë.

Mes emocionesh, deputetja Ganimete Musliu këtë e quan padrejtësi.

Edhe kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, u pa këtë të shtune tek shtëpia e ish-kreut të PDK-së.

Të prekur nga kjo humbje janë ndarë edhe hoxhollarët e qytetit që dje e udhëhoqën ceremoninë e varrimit të nënës së Kadri Veselit.

E për këtë të fundit, imami Fatmir Latifaj thotë se kishte disa lutje.

Ndërsa, Bajram Qerkini, kryetari i shoqatës për te pagjeturit, ka disa fjalë për Ajshe Veselin.

Në të pame munguan krerët e institucioneve, kryesore të shtetit: kryeministri Kurti, presidentja Osmani e kryeparlamentari Konjufca.

VIDEO