Hamza: Në mbledhje të qeverisë s’do të diskutohet për buxhetin e shtetit

Sot në media është raportuar se me kërkesë të ministrit në detyrë të Financave, Bedri Hamza të martën do të mblidhet qeveria në largim.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i ka thënë EkonomiaOnline se mbledhja do të mbahet me qëllim të rialokimit të mjeteve buxhetore.

“Mbledhja është kërkuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, për rirregullim dhe rialokimi i mjeteve që është obligim ligjor në fundvit për me mundësua funksionimin e të gjithë sektorëve, pra pagave dhe besoj që do të ketë nesër”, ka thënë Haradinaj.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka demantuar Bedri Hamza. Ai për lajmi.net ka thënë se nuk do të diskutohet për buxhetin.

“Jo, nuk është në pyetje buxheti, se ne e kemi diskutuar çështjen e buxhetit. Do të thotë të gjitha ligjet që kanë qenë në Kuvend edhe kanë kaluar në komisione me shkresë na u kanë kthyer. Komisionet duhet me qenë funksionale. Por nëse mbahet mbledhja e Qeverisë, mbahet për çështje të rregullta të mirëmbajtjes së punës dhe aktivitete që janë të domosdoshme”, ka thënë Hamza.

Ai ka theksuar se mbledhje të qeverisë mund të ketë, por nuk do të thotë se është për buxhet.

loading…