Dita e Romëve

Hamza me Szunyog: Gëzuar Ditën e Romëve

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve bashke me ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyong.

Hamza në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se së bashku mund të ndërtohet një shoqëri më të barabartë dhe të përfshirë për të gjithë.

Hamza shkruan:

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, së bashku me ambasadorin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z.Tomas Szunyog, vizituam komunitetin rom, me ç’rast pamë nga afër disa nga aktivitet dhe shprehëm përkrahjen e plotë duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së përhershme për të adresuar sfidat që ata përballen.

Duke punuar së bashku, ne mund të ndërtojmë një shoqëri më të barabartë dhe të përfshirë për të gjithë.

Gëzuar Ditën e Romëve!

VIDEO BONUS: