Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka falënderuar deputetët që votuan marrëveshjet ndërkombëtare.

Hamza ka thënë se këto marrëveshje i sjellin Kosovës përfitime së me miliona euro “me qeverinë që do ta krijojmë”.

PDK-ja ka votuar këto marrëveshje.

Shkrimi i tij:

Qytetarët e Kosovës meritojnë të jetojnë shumë më mirë. Sot, deputetët e të gjitha partive i votuan marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat kanë ndikim konkret në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve tanë. I falënderoj deputetët që votuan për miratimin e këtyre marrëveshjeve. Personalisht, jam mirënjohës dhe falënderues ndaj të gjithëve.

Këto marrëveshje ndërkombëtare mund t’i sjellin Kosovës përfitime me miliona euro vetëm me dinamikën e punës që do ta krijojmë me qeverisjen e re.

Kjo ka qenë gjithmonë bindja ime dhe është qëndrimi im i shprehur së fundmi edhe publikisht më 4 prill.

Përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve dhe interesi i vendit, ka qenë, është dhe do të mbetet misioni im i përhershëm në politikë.