Haliti: Nuk jam hakmarrës, do bashkëpunoja me VV-në

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti nuk ia ka mbyllur derën Lëvizjes Vetëvendosje për koalicion

Ai tha se nuk mban inate ndonëse ky subjekt ka qenë shumë kritikë ndaj tij personalisht e aq më shumë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Ballkani.

“Unë nuk jam hakmarrës, nuk kam asgjë kundër Vetëvendosjes, për nga ana ime nuk do ishte problem të bashkëpunonim me ta, ndonëse për një gjë të tillë nuk kemi diskutuar në struktrat e PDK-së”, tha Haliti në RTK/ Ballkani.info