Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se xhirimet që qarkullojnë në internet për marrjen e kufirit shqiptaro-shqiptar janë bërë dy javë ditë pasi ka hyrë NATO në Kosovë.
Haliti në RTV Dukagjini, ka thënë se ka pasur tendenca për ta marrë UÇK-në nën kontroll me pare dhe mënyra tjera nga Qeveria Bukoshi.
“Qëllimi i tyre dhe kërkesa e tyre ka qenë që të komandojnë dhe jo të luftojnë…Qëllimi nga Qeveria e Bukoshit ka qenë të marrë nën kontroll UÇK-në. FARK nuk ka ekzistuar”.
“Ata e kanë bërë filmimet gjoja duke rrëzuar gurët e kufijve, dy javë pasi ka hyrë NATO. Filma kanë bërë të gjithë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ka thënë se është negociuar në Osllo me Ahmet Krasniqin për emërtimin FARK, por nuk është arritur ndonjë bashkim i forcave ushtarake.
“Në territorin e Kosovës nuk ka argument që ka pas FARK. Ka pas oficer të ish-ushtrisë jugosllave të shkolluar në ushtrinë jugosllave që kanë hyrë në Kosovë me idenë për të luftuar dhe i ka quar Ahmet Krasniqi. Ata kanë qenë tri grupe oficerësh. Njërin grup i ka komanduar Ahmet Krasniqi, tjetrin Bujar Bukoshi dhe një grup tjetër e ka komanduar Nik Gjeloshi”, tha ndër të tjera Xhavit Haliti.







