Halimi i reagon Kurtit për vlerën e koeficientit: Është demagogji e propagandë

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në lidhje me vlerën e koeficientit të pagave.

Sipas Halimit, logjika ekonomike e qeverisë është “koeficient demagogjije, propgandae e barktisje”.

““Barazi” dhe “ndershmëri” paska shkruar kryeministri i vendit lidhur me koeficientin e pagës. Kjo është logjika ekonomike e kësaj qeverie; Koeficient demagogjie, propagande, braktisje të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë e dërrmim i karrierave profesionale”, ka thënë Halimi.