Halil Matoshi pyet: A i hangër dikush edhe në Kosovë paratë e Putinit?

Analisti Halil Matosh ka reaguar pas raportimeve se ish-agjenti i nivelit të lartë në FBI Charles McGonigal është vënë nën hetim nga prokurorët federalë për lidhjet e tij me Rusinë dhe qeveritë e tjera të huaja, ku përmenden edhe miliona dollarë të ardhura nga Rusia në Shqipëri dhe Kosovë.

Matoshi ka pyetur se “A i hangër dikush edhe në Kosovë “paret e Krajlit t’Miskovit” apo Putinit”.

“Në këtë dritë, u pa ashiqare që Partia Demokratike e Shqipërisë ka marrë gjysmë milioni dollarë nga rusët mē 2017, ndërsa Edi Rama del të jetë “mik i ngushtë” i Charles McGonigal, ish-kreun e kundërzbulimit në zyrën e FBI-së që po hetohet si “mashë ruse” për të shpërnda thasarin për interesat e Kremlinit!? Në dokumente pos Serbisë, Bosnjës, Malit të Zi e Shqipërisë, po përmendet edhe Kosova? Për kercënimet hibride dhe ndikimin rus në rajon flitet gjërësisht edhe në Kosovë, por pak kush merret me zbërthimin e enigmës: çka do të thotë ky ndikim rus dhe si manifestohet në Kosovë? Kujt do t’i shkonte ndërmend se ai ndikim paskësh prekur majat e PD në Shqipëri?”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë i Matoshit, pa ndërhyrje:

A i hangër dikush edhe në Kosovë “paret e Krajlit t’Miskovit” (Putinit) gjatë vitit 2014-2020?

Në dritën e hetimit të aktiviteteve të ‘Kercënimeve hibride’ ruse, në zgjedhjet presidenciale të ShBA-së 2016 (hakimi i makinave të votimit), po zbardhën edhe “armët tjera të fshehta” të Kremlinit, për destabilizimin e BE-së dhe sidomos Ballkanit Perëndimor.

Në këtë dritë, u pa ashiqare që Partia Demokratike e Shqipërisë ka marrë gjysmë milioni dollarë nga rusët mē 2017, ndërsa Edi Rama del të jetë “mik i ngushtë” i Charles McGonigal, ish-kreun e kundërzbulimit në zyrën e FBI-së që po hetohet si “mashë ruse” për të shpërnda thasarin për interesat e Kremlinit!? Në dokumente pos Serbisë, Bosnjës, Malit të Zi e Shqipërisë, po përmendet edhe Kosova?

Për kercënimet hibride dhe ndikimin rus në rajon flitet gjërësisht edhe në Kosovë, por pak kush merret me zbërthimin e enigmës: çka do të thotë ky ndikim rus dhe si manifestohet në Kosovë? Kujt do t’i shkonte ndërmend se ai ndikim paskësh prekur majat e PD në Shqipëri?

Por a mund të jetë imune Kosova ndaj këtij ndikimi, si një oazë e rrethuar “nga rusët”?

“Doktrina Gerasimov” është teoria e re e kaosit, që përshkruan luftën politike të Rusisë ndaj armiqve të përceptuar si të tillë.

Dhe (ndoshta?) po përdoret edhe në Kosovë? Apo njerëzit janl çmistue të flasin sipas një trendi global?

Në shkurt të vitit 2013, gjenerali Valery Gerasimov – shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Rusisë – botoi një artikull prej 2000 fjalësh – “Vlera e shkencës është në plan të parë”. Ai mori taktikat e zhvilluara nga sovjetikët, i përziu ato me të menduarit strategjik ushtarak për luftën totale dhe shtroi një teori të re të luftës moderne – një teori që duket më shumë si të hakosh shoqërinë e një armiku, sesa ta sulmosh atë ballëpërballë.

“… E gjithë kjo plotësohet me mjete ushtarake të një karakteri të fshehur,” – shkruan

Molly K. McKew, një eksperte për luftën e informacionit.

Sipas kësaj autorje qasja është guerile dhe zhvillohet në të gjitha frontet me një sërë aktorësh dhe mjetesh – për shembull, hakerë, media, biznesmenë, rrjedhje dhe, po, lajme të rreme, si dhe mjete ushtarake konvencionale dhe asimetrike. Gerasimov specifikon se objektivi është të arrihet një mjedis trazirash dhe konflikti të përhershëm brenda një shteti armik.

A funksionon – pyet McKew. Gjeorgjia, Estonia dhe Lituania dhanë alarmin vitet e fundit për përpjekjet ruse për të ndikuar në politikën e tyre të brendshme dhe sigurinë.

Por të tre vendet tani kanë parti me lidhje financiare ruse që udhëheqin qeveritë e tyre, të cilat mbrojnë butësisht një qasje më të hapur ndaj Moskës. Në Ukrainë, Rusia ka vendosur Doktrinën Gerasimov gjatë disa viteve të fundit. Gjatë protestave të vitit 2014 atje, Kremlini mbështeti ekstremistët në të dyja anët e luftës – forcat pro-ruse dhe ultra-nacionalistët ukrainas – duke nxitur konfliktin që Kremlini e përdori si pretekst për të pushtuar Krimenë dhe për të nisur luftën në Ukrainën lindore.

Luftë që po vazhdon, duke e tërhequr Perëndimin në një krizë të re, jo vetëm energjetike e finansiare, por edhe politike e të besueshmënisë.

McKew thotë se mjafton t’i shtoni një dozë të madhe të luftës së informacionit dhe ky mjedis konfuz – në të cilin askush nuk është i sigurt për motivet e askujt dhe pothuajse askush nuk është hero – është një mjedis në të cilin Kremlini mund të ushtrojë lehtësisht kontroll.

Kjo është Doktrina Gerasimov në terren.

Po si manifestohet kjo në rajon dhe Kosovë?

Duke nisë nga viti 2914 deri më 2020, Rusia ka dhënë fshehurazi mbi 300 milionë dollarë për parti politike dhe kandidatë në dhjetëra vende dhe vet Presidenti Vladimir Putin është angazhuar në financim të fshehtë politik në mbarë botën, sipas një zyrtari të lartë amerikan.

Është e vështirë të grumbullosh rezistencë ndaj një armiku që nuk mund ta shohësh, ose që nuk je as i sigurt se është atje. Por kjo nuk është një qasje e plotfuqishme; xhirimi i kukullave në hije, në zemër të Doktrinës Gerasimov gjithashtu e bën atë në thelb të brishtë. Taktikat e saj fillojnë të dështojnë kur hidhet dritë mbi mënyrën se si funksionojnë dhe çfarë synojnë të arrijnë. Doktrina mësynë që në vendin e ndikimit të identifikojë, animojë, finansojë dhe inkurajojë një forcë politike ose një bllok forcash politike (apo edhe grupime të sektorit civil) me ideologji ose botëkuptime e aspirata të skajshme, të përafërta me synimet e Kremlinit, ose sëpaku ‘jatakë’ mbi të cilët rusët mund të mbështetën!?

Në anln tjetër, për të pasë sukses lufta e shteteve kundër shtrirjës së këtij ndikimi, kërkohet lidership dhe qartësi në lidhje me kërcënimin – inteligjencë superiore – dhe vendosnëni për të qëndruar në kursin perëndimor.

Po cili është qëllimi i fundmë i Rusisë për shtrirje të këtij ndikimi në rajonin tonë dhe veçanërisht në Kosovë?

Sëpari, mësyn të krijojë masë kritike brenda vendit, se në Kosovën e pavarur nuk jetohet!?

Të krijojë përshtypje se para çlirimit dhe nën administrimin jugosllav e serb (që ishte kolonializëm klasik) është jetuar më mirë!

Pra me synimin që të rehabilitoher Serbia aktuale, duke ia bartur tërë fajin një individi, Milosevic-it!?

Sëdyti, me e zhvlerësu intervenimin ushtarak të NATO-s kundër forcave serbe më 1999, sëkëndejmi edhe pavarësimin e Kosovës më 2008!?

Sëtreti,  të paraqitej Kosova si jo bashkëpunuese me Perëndimin dhe penguese e shtytjes përpara të nismave amerikane.

E për ta larguar sa më shumë nga Perëndimi dhe Projekti Iluminist, duhej nxitur veprimin e fanatizmit fetar në popull, që islami politik të masovizohej;

Më 2014 (shtator) u arrestuan në Kosovë 55 ekstremistë islamikë (imamë e kinse-dijetarë që ishin shndërru në propagatorë të islamit politikë.

Po çka ndodhi në rrafshin global dhe në Kosovë më 2014 – 2020?

Më 2014 ndodhën dy ngjarje me ndikim global. ISIS (Shteti islamik i Irakut dhe Sirisë) deklaroi Kalifatin Islamik, kurse Rusia aneksoi Krimenë dhe kërcënon pjesën tjetër të Ukrainës. Të

kujtojmë se një vit më parë (shkurt 2013) është publikuar artikulli prej 2000 fjalësh, përmes të cilit Gerasiniv shpalli ‘armët e fshehta’ të asaj që sot quhet Luftë hibride. Kurse në planin lokal, më 2014 në Kosovë nisin protestat kundër “Zajednicës” (e cila me ardhjën e VV-së në pushtet nuk cilësohet më si e tillë por si ‘Asociacion’!?) kurse në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi e Shqipëri, paratë ruse nisin me u derdhë në konto të partive që konsideroheshin të afërta me Rusinë ose të përdorshme lehtë! 

Paratë ruse janë dhënë për financimin e fushatës së udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorak Dodik për zgjedhjet e vitit 2018 dhe fonde për partinë pro-ruse Fronti Demokratik në Mal të Zi, partia që u ngjit në pushtet në Podgoricë, me ndihmën e URA-s së Dritan Abazović-it.

Në këtë mizanskenë, ashiqare, Kosova nuk mund të ishte “një xhep” ku nuk hynë paratë ruse?

Por për ta mësuar këtë, duhet të presim!

Sipas dokumenteve të siguruara, prokurorët po shqyrtojnë gjithashtu nëse McGonigal ka lidhje me qeverinë e Bosnjë dhe Hercegovinës, si dhe ndonjë “pagesë apo dhuratë” që i është dhënë nga qeveritë e Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Ndërsa nga dokumentet del së Edi Rama ka miqësi me McGonigal. “Miqësisë e tyre është private dhe jasht interesit publik”, ka thënë një zëdhēnës i Ramës.

Një juri në New York City po e heton  Charles McGonigal, ish-kreun e kundërzbulimit në zyrën e FBI-së në. Sipas një shkrimi te Mattathias Schwartz, një korrespondent i lartë në Insider, po hetohet nëse edhe Qeveria në Prishtinë është përfshirë në ‘trans-sanksione’ me rusët, por tash për tash është e vështirë të dihet se për cilin vit dhe cilën Qeveri kosovare bëhet fjalë!?

Më 2014 (shtator) u arrestuan në Kosovë 55 ekstremistë islamikë (imamë e kinse-dijetarë që ishin shndërru në propagatorë të islamit politikë.

Kurse në skenën politike, Lëvizja Vetëvendosje fiton 16 vende në Kuvend dhe arrinë një marrëveshje me LDK, AAK e Nisma për bashkëqeverisje (VLAN).

Porse Isa Mustafa tërhiqet në momentet e fundit (?) dhe Qeverinë e ndërton me PDK -në e Thaçit.

Nisë një luftë e egër e brendshme e cila eskalon më vitet 2015, 2016, kurse më 2017 shteti pothuajse paralizohet.

Ish-ambasadorja amerikane Tracey Ann Jacobson kishte pësuar gërvishtje në dorën e saj duke u përpjekur për të hyrë në ndërtesë. Disa javë më vonë, ish-Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit Philipp Reeker bëri bujë të madhe kur reagoi me zemërim ndaj incidenteve të tilla. “Palaçot që duan të jenë të dhunshëm duhet të mendojnë dy herë për veprimet e tyre për të ardhmen e vendit”. Përgjigja e Vetëvendosjes erdhi menjëherë. “Kjo është një gjuhë anti-demokratike. Autoriteti amerikan nuk mund të ndërtohet duke ofenduar një bashkësi politike”.

Ndërkohë, Vetëvendosja përdori gaz lotsjellës brenda Parlamentit dhe koktej molotovi jashtë tij, në përpjekje për të ndaluar Parlamentin që të ratifikojë një marrëveshje kufiri me fqinjin e Kosovës me Malin e Zi dhe themelimin e një Asociacioni autonom të komunave me shumicë serbe.

Në pranverë të 2017 pasoi ndarja përfundimtare e AAK dhe NISMA nga Vetëvendosje.

PAN ndërtoi një Qeveri të lëndueshme lehtë, por që ndali dhunën dhe bllokadën institucionale.

Mund të thuhet se ishte Qeveri me dy linja: e para konsistonte në taksën 100% ndaj mallërave të Serbisë dhe kundër këmbimit të territoreve, pra në mbrojtje të Kosovës së 17 shkurtit, kurse linja e dytë ngarendte për një Marrëveshje me Serbinë jashtë zgjidhjeve kushtetuese!?

Në anën tjetër. solucioni PAN, VV-së i dha krahë në popull, sepse PAN-i u përjetu si ‘stabilizim i hajnisë’!?

Krahët vërtet, VV i mori më dorëheqjën e Haradinajt dhe më zgjedhjet e vitit 2019, kur VV fitoi 31 vende në Kuvend.

Pason koalicioni më LDK-në që përfundoi me prodhimin e krizës së besimit, duke kriju në popull një lëvizje rrëqethëse anti-estabilishment!?

Secili që kishte qenë në luftën çlirimtare apo që i kishte shërbyer politukës dhe institucioneve u pa si zhvatës, hajn dhe kriminel.

Ngjashëm me Ukrainën e vitit 2914!?

Gjatë Pandemusë Covid19 (2019-2020) Kosova u bë një arenë e një lufte të pistë politike. Madje në këtë luftë u përfshi dendur edhe mërgata kosovare, sëbashku me të gjithë shqiptarët jashtë kufijve të Kosovës.

Ajo që ra në sy ishte një solidarësi në rritje.

Për dhjetë muajt e parë të vitit 2020 në Kosovë, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), dërgesat e mërgimtarëve ishin gati 800 milionë €, në krahasim me periudhën e njëjtë të viti 2019, u dërguan 91 milionë euro më tepër apo rreth 13 për qind më shumë.

Në Kosovë flitet gjerësisht se mesazhet që u vinin shumë familjeve kosovare. nga të afërmit e tyre në Perëndim, ishin ultimative: Duhej të votohej VV!?

Ose ata do t’i ndalnin remintencat!???

Ata sollën para në shtëpi.

Ndonëse Pandemia goditi edhe ekonomitë e vendeve perëndimore!???

Pyetje legjitime, porse pa fakte të prekshme.

Mirëpo, një gjë tashmë dihet, serbët e veriut të Kosovës (përreth Radojcic-it) janë instruktuar e finansuar nga Kremlini, përmes forcave proruse përreth pushtetit të Aleksandar Vucic-it, përmes Qendrës së spiunazhit në Nish (që vepron nën siglën e humanitares!?) dhe nga vet Zyra ndërlidhëse e Rusisë në Prishtinë, duke qenë direkt të përfshirë në nxitje të tensioneve në këtë pjesë të Kosovës. Sëfundi, Qeveria kosovare, përveç Daria Aslamovas, ka shpallur non-grata edhe dy zyrtarë të Zyrës Ruse në Prishtinë dhe dy të tjerë nga Misioni i Kombeve të Bashkuara (UNMIK).