Ministria e Jashtme ruse njoftoi mbylljen e zyrës së DW në Rusi si përgjigje ndaj ndalimit të transmetimit të RT në gjuhën gjermane në Evropë.
Ministria e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse njoftoi për mbylljen e zyrës së Deutsche Welle-s në Federatën Ruse. Moska vendosi gjithashtu të ndalojë satelitin e DW dhe të gjitha transmetimet në Rusi dhe të anulojë akreditimin e të gjithë punonjësve të byrosë ruse.
Gjithashtu, Federata Ruse nis procedurën për shqyrtimin e çështjes së njohjes së DW si “agjent i huaj”. Autoritetet ruse gjithashtu duan të fillojnë procesin e për ndalimin e çdo media gjermane në rusi dhe po ashtu ndalimin e hyrjes në ketë shtet për gazetarët gjerman.
Një ditë më parë, rregullatori gjerman ndaloi zyrtarisht televizionin propagandues rus RT për shkak të mungesës së licencës. Rregullatori gjerman i medias kishte nisur së fundmi një hetim në kanalin RT me dyshimin për shkelje të rregullave të transmetimit në Gjermani.
Eva Flecken, drejtoreshë e agjencisë mediatike Berlin-Brandenburg, tha se media nuk aplikoi për licencë. Në shtator, video hosting YouTube fshiu dy kanale të edicionit gjerman të RT (RT DE dhe Der Fehlende Part) pa mundësi rikuperimi, pasi publikuan materiale me pretendime të rreme për infeksionin me koronavirus. Redaktorët krijuan kanalin e dytë për të anashkaluar kufizimet në të parin. /Ballkani.info/







