Hajduti i vjedh 14 vjeçarit ilaçin e kancerit 40 mijë dollarësh

Një grabitës në Nevada ka rrëmbyer një paketë të një ilaçi kimioterapi, i cili shërben për të mbajtur gjallë një pacienti të ri në Las Vegas.

Gage Haynes, 14 vjeç, po lufton me mastocitozën e sistemit – një kancer i rrallë kur qelizat kanceroze mblidhen në indet e trupit. Ai është prekur nga sëmundja kur ishte 6 muajsh. Por, shëndeti i tij tani rrezikohet për shkak të grabitësit oportunist, pasi mori grumbullin e tabletave që i riu duhet të marrë çdo ditë.

Familja e djaloshit bën apel urgjent për të gjetur fajtorin, teksa nëna e Gage, Stacey Shavinski, zbulon se ka paguar 40,000 dollarë për ilaçin.

Paketa me pilula kimioterapike Ryedapt, i kushton familjes 48 mijë dollarë në muaj për ta blerë.

Gage thotë se ilaçi është e vetmja gjë që e ndihmon të ndihet më mirë dhe i ka kërkuar fajtorit t’i kthejë ilaçin.

Qelizat e masteve prodhohen nga palca e eshtrave të trupit, por kur grumbullohen në organ, mund të shkaktojnë efekte anësore si dhimbje të muskujve, acarim të lëkurës, vjellje dhe ndryshime të humorit.

Në rastin e Gage, qelizat gjithashtu mund të bëhen kanceroze dhe gjendja e rrallë është shumë e vështirë për t’u trajtuar.