Modelja

Hailey Bieber pozon për revistën prestigjioze, del pa reçipeta e me xhinse të zbërthyera

Hailey Bieber erdhi atraktive në paraqitjen e radhës.

Hailey Bieber është një ndër emrat më të kërkuar të industrisë së modës në mbarë botën.

Modelja, kësaj radhe ka pozuar për revistën prestigjioze “Vogue”, për numrin që shtypet në Indi dhe erdhi tejet joshëse.

Ajo kishte veshur një palë xhinse, të cilat i kishte lënë të zbërthyera, ndërsa sipër mbante vetëm një xhaketë pa reçipeta.

Hailey edhe kësaj radhe u shfaq e thjeshtë dhe atraktive, teksa bëri të ditur se grimin e kishte realizuar vet.

Kujtojmë se Hailey Bieber është e martuar me Justin Bieber dhe po jetojnë të lumtur krah njëri-tjetrit.