Hahn: Hapja e dyerve për Maqedoninë e Veriut, e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë

Kompromisi politik në Ballkanin Perëndimor duhet të gjendet, ka thënë në prag të mbledhjës së Këshillit të BE-së, komisioneri për bisedime dhe anëtarësim, Johannes Hahn.

Hahn u kërkoi vendeve anëtare të BE-së që të fillojnë sa më shpejt negociatat me Maqedoninë e Veriut.

“Unë vetëm mund të përsëris se bisedimet duhet të hapen sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse ata bënë gjithçka dhe ky nuk është një sinjal vetëm për Maqedoninë e Veriut, por për të gjithë rajonin”, tha ai në prag të takimit të Këshillit për Punë të Jashtme të BE-së në Luksemburg.

Sipas tij, vonesat në fillimin e negociatave mund të ndikojë në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës.

“Nëse i rihapim bisedimet me Serbinë dhe Kosovën”, vazhdoi Hahn, “ata duhet të shohin se investimi në gjetjen e kompromiseve politike, në të kundërtën ata do të humbasin motivimin”.

“Është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë sa ka rëndësi t’i japin një sinjal një vendi në interes të të gjithë rajonit”.

Siç është raportuar më parë, projekt konkluzionet e BE-së kanë caktuar shtatorin e këtij viti si një datë për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por sipas Hahn, kjo nuk është mjaft e shpejtë. /Ballkani.info/