Guardiola nuk e lejon largimin e Sanes
Leroy Sane do të mbetet thjeshtë një ëndërr vere nga ato të paarritshmet për Bayernin.
Pep Guardiola nuk ka ndërmend të largojë nga Manchester City, talentin e kombëtares gjermane pasi e konsideron një pjesë të rëndësishme të projektit të tij te kampionët e Anglisë dhe kurrësesi nuk dëshiron të privohet nga shërbimet e Sane.
Në një intervistë trajneri i “Citiziens” ka larguar zërat e merkatos për Leroy Sane.
“Dua vetëm lojtarë që janë të vendosur në skuadër. Është e pamundur për mua t’i përcjell në mendje një futbollisti idetë e mija nëse e ka mendjen në një vend tjetër. Sane nuk më ka bërë kurrë të ditur se dëshiron të largohet të paktën për momentin. Kur ta bëjë do të flasim me klubin. Sot Sane është një pasuri e klubit, ne duam që ai të qëndrojë dhe të rinvojë me Cityn”, deklaroi Pep Guardiola.