Guardiola: Kemi ende shanse për titull

Pep Guardiola është ende optimist se Manchester City do ta mbrojë titullin e Premier Ligës.

Skuadra e tij pësoi në udhëtim te Newcastle Unitedi me rezultat prej 2 me 1, dhe një fitore e mundshme e rivalit për titull, Liverpoolit nesër ndaj Leicesterit do ta rriste diferencën e pikëve në shtatë.

“Kemi shansin ta bëjmë (ta fitojmë Premier Ligën). E dinim se duhet të fitojmë shumë ndeshje sepse avantazhi nuk është i madh. Por, duhet të vazhdojmë, në futboll mund të ndodhin shumë gjëra. Më e rëndësishmja është të mos mendosh për tabelën. Duhet të luajmë lojën tonë, të bëjmë atë çfarë duhet të bëjmë. Kur nuk ndodh, mund të humbësh, ndodh. Në shumë, shumë detaje sonte nuk ishim në më të mirën tonë”, është shprehur Guardiola për BBC.