Grupi Parlamentar i AAK-së: Prokuroria e Shtetit të nis hetimet ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës në Kuvendin e Kosovës, fton prokurorinë e Kosovës të nis hetimet për keqpërdorime.

Krahas shumë dështimeve në menaxhimin e pandemisë, duke filluar nga kaosi i orarit për lëvizje, dy shkeljet e Kushtetutës së Kosovës, lejimin e kalimit të kufirit pa kontroll të mjekëve nga vendet fqinje dhe ndalimin e riatdhesimit të shtetasve të Kosovës, pranimin e testeve nga Serbia, Qeveria e shkarkuar dhe Ministria e Shëndetësisë duhet urgjentisht të hetohet për keqpërdorim masiv të fondeve, shkelje të procedurave të prokurimit, favorizim të firmave e kompanive të afërta me Ministra të Qeverisë së shkarkuar etj.

Blerja e dorezave në vlerë 20 Euro dhe e dezinfektuesve në vlerë 40 Euro, janë puro korrupsion. Lidhjet e dyshimta njerëzve rreth tenderëve dhe fituesit e këtyre fondeve duhet urgjentisht të hetohen nga Prokuroria e Shtetit.