Grupi 6+ sot vendos nëse do ta përkrahë qeverinë e re

Deputeti nga Grupi Parlamentar 6+, Albert Kinolli ka deklaruar se sonte dhe nesër do të kenë takime grupi parlamentar 6 +, për të diskutuar dhe për të dal me një qëndrim të përbashkët rreth përkrahjes ose jo të Qeverisë së re.

Ai ka thënë se nuk ka kuptim të ketë 6 +, nëse nuk kanë qëndrim të përbashkët. Ai tha se apetitet e deputetëve çdo ditë e më shumë po rriten por ata do ta mbajnë fjalën për atë që vendosin pasi interesi i shtetin është mbi të gjitha.

Kinolli theksoi se nesër pasdite do ta bëjnë publike qëndrimin e këtij grupi parlamentar.

Ai tha se kërkojnë ta udhëheqin një ministri.