Grupi 6+ pro rrëzimit të Qeverisë Kurti

Albert Kinolli, deputet nga grupi 6+, ka thënë se janë pro rrëzimit të Qeverisë.

Kështu bëri të ditur ai në seancën plenare.

“Sot pa dëshirën tonë jemi mbledhur në seancën plenare, të parët ia kemi dhënë besimin që në mënyrë sa më parë të krijohen institucionet sa më shpejt dhe ashtu ndodhi.

Por sot jemi në rrethana krejtësisht tjera, LDK ka ngritur mocion mosbesimi dhe grupi i 6+ dje ka dhënë votën pro për rrëzimin e Qeverisë”, tha ai.