“Po ata kokan të Vuçiqit bre…po bëkan luftë hibride”.
Kështu humorizoi ish-Kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, teksa Përparim Gruda nga departament për drejtësi i Partisë Demokratike të Kosovës po shtjellonte ekzegjezën e vlerësimit të Komisioni Venecias për nismën e ‘vetting’-ut nga Qeveria e Kosovës.
Minsitren e Drejtësisë, Ministren Haxhiu, Gruda e dha si “ekzemplar të moskompetencës” në drejtësi derisa nisi t’i numërojë “dështimet” e saj.
Por, para se të niste i kërkoi ballafaqim publik përmes debatit.
“Albulena Haxhiu asnjëherë nuk ka guxu me dalë në debat me mu: dhe qe sonte, këtu, po e ftoj prap le të del në debat me mu – por, nuk vjen asnjëherë”.
Zotimet qeveritare: Padia për gjenocid ndaj Serbisë, Vetting-u, rasti Dehari.
“A e dini ju që në program të qeverisë është premtuar padia për gjenocid ndaj Serbisë? E kanë premtim qeveritar. Shkoj fundi i mandatit”.
“Bile para një muaje ministrja Haxhiu tha se që ’do ta çojmë në Strasburg’ padinë; (qesh) në Strasburg nuk çohen padi për gjenocid”, tha Gruda në Pressing.
“Edhe këtë gjë kaq elementare e gaboi ministrja e Drejtësisë”.
“E ka premtu Vetting-un: e a di Leo(nard Kerçuki) çka ka thanë Komisioni Venecias? Qe një fjali. Komisioni i Venecias ka thanë që ’Ministria e Drejtësisë nuk e di kuptimin e fjalës Vetting’”.
“A e merrni me mend? Kanë shkruar dokument 300 faqe mu duk voluminoz e të dijshëm”, shtoi Gruda.
Gazetari Leonard Kerquki e ndërpreu duke ia njohur “nderin që i kanë bërë vendit” me sfidimet e ligjeve kundërkushtetuese që u konfirmuan si të tilla në Gjykatën Kushtetuese.
“Tetë herë”, tha Gruda. “E kanë shkel tetë herë kushtetutën – kur ne i fitonim rastet në Gjykatë, ata thonin gjykata e kapur”:
Gruda iu drejtua Haxhout me disa, siç tha ai, “këshilla pa pare”.
“Qe edhe një diçka: rasti Dehari. Nuk është zbardhë, përkundrazi është djeg dy herë Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe çka bëjnë këta, para një muaji organizojnë turnire të ping-pongut edhe bajnë lojna me sha: e MD-ja krjet çka bën është thotë ‘prokuroria është e kapur’”, vazhdoi ai.
“E pyetja kësaj në fund të mandatit është: çka duhet me bë më shumë qytetarët e Kosovës se sa me t’i dhënë 50% të votës që t’i mi rregullu sistemin e drejtësisë dhe me zbardhë rastin Dehari?”.
“Pse nuk e zbardhin? Çka i duhet më shumë këtij pushteti? E çka do të bënte këtu një ministre e mençur: Do të duhej t’i ofrohej Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor dhe t’i thotë: cilat janë resurset që juve ju mungojnë me zbardhë rastin Dehari?”
“Qe po i jap këshilla pa pare qeverisë. A ju duhen (KPK-së, KGJK-së) laboratore në katër anët e botës? Në katër anët e botës kemi me çu e me zbardhë këtë rast. Qeveria këtë e ka bë (2018) por s’e kanë pranu këta”, vazhdoi Gruda.
Burim Ramadani: Qeveria Haradinaj e kanë thirrë familjen, avokatin, dhe ju ka thënë çka ju vynë për me i besu këtij procesi?.







