Gruaja vret të dashurin dhe e gatuan

Një grua marokene është akuzuar se e ka vrarë të dashurin e saj dhe më pas ua ka servuar si ushqim disa punëtorëve pakistanezë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas prokurorisë, gruaja kishte vrarë të dashurin tre muaj më herët, por krimi u zbulua krejt vonë pasi u gjet një dhëmb në makinën e bluarjes.

Ajo ka pranuar rastin, duke e quajtur një moment çmendurie, ka njoftuar “The National”.

Gruaja, rreth të 30-ave, ishte në lidhje me viktimën për shtatë vjet. Sipas raportimit, ajo e vrau pasi ai i kishte thënë se po planifikon të martohet me dikë tjetër nga Maroku.

Teksa policia nuk zbuloi se si ai u vra, thuhet se e dashura e tij ua ka shërbyer pjesë të trupit të tij disa punëtorëve pakistanezë si pjesë e një ushqimi tradicional me oriz dhe mish.

Zbulimi u bë pasi vëllai i viktimës teksa e kërkonte në shtëpinë e tij. Ai gjeti një dhëmb në makinën e bluarjes. Pas testeve të ADN-së u konfirmua se dhëmbi i takonte viktimës.

Sipas policisë, gruaja fillimisht i kishte thënë vëllait të viktimës se e ka përzënë të dashurin nga shtëpia. Por më pas kishte pranuar fajin gjatë pyetjes nga policia.

Sipas BBC-së, gruaja kishte pranuar se ishte ndihmuar dikush tjetër për të pastruar apartamentin pas vrasjes.

E akuzuara është dërguar në një spital për kontrolle të shëndetit mendor.

© KOHA