Policia njofton se një burrë ka raportuar se është sulmuar nga një grua në Leposaviq.

“Leposaviq 28.07.2022 – 18:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar nga e dyshuara femër kosovare”, thuhet në raportin e policisë.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent me urdhrin e të cilit rasti procedohet në procedurë të rregullt.