Gruaja nga Baltimore fiton çmimin e saj të dytë të lotarisë në pak më shumë se një vit

Një grua nga Maryland ka fituar afro 23 mijë euro (25 mijë dollarë) nga lotaria Pick 5 vetëm pak më shumë se një vit pasi e kishte fituar shifrën e njëjtë nga e njëjta lojë

Gruaja nga Baltimore zyrtarëve të Lotarisë së Maryland u tha se kishte luajtur me biletat Pick 3 dhe Pick 4 për disa vite përpara se ta shtonte biletën Pick 5 në rutinën e saj.

Gruaja bleu një biletë prej 50 centëve për shortin e mbrëmjes së 21 dhjetorit nga dyqani Wawa #8511 në Baltimore dhe fitoi një çmim kryesor prej afro 23 mijë eurove (25,000 dollarë), raporton UPI.

“Kjo është hera e dytë që e vizitoj këtë vend” bëri ajo të ditur për zyrtarët.

Fituesja tha se çmimi i saj i mëparshëm shkoi për të ndihmuar një të afërm, për të paguar disa fatura dhe për të forcuar llogarinë e saj të kursimeve.

Ajo tha se fitorja e saj e fundit do ta ndihmojë atë të sigurohet që faturat të jenë të paguara përpara se pjesa tjetër të shkojë në kursime.