Gruaja godet burrin me enë të kuzhinës, ai lajmëron rastin në Polici

Një grua në komunën e Fushë Kosovës dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj, e ka goditur atë me enë kuzhine.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Sipas raportit, viktima kishte pranuar tretman mjekësor.

Rasti po vazhdon të hetohet nga njësitet policore.

Njoftimi i plotë i Policisë pa ndërhyrje:

Fushë Kosovë 08.09.2020 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte goditur me një enë kuzhine. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.