Gruaja e bën burrin “si qen” veç për t’i ikur karantinës

Çifti “kreativ” nga Kanada, provuan të ikin nga rregullat e karantinës duke përdorur një qafore qensh, për të ecur si  një “pronarë” dhe “qen”.

Një grua nga Kanada është gjobitur nga policia pasi doli që të “shëtis” të dashurin e saj me një qafore qensh, shkruan “DailyStar”.

Shumë shtete rreth botës kanë kërkuar nga qytetarët e vetë që të karantinohen përsëri, si pasojë e numrave të mëdhenj të të infektuarve, mirëpo kjo grua mendoi se kishte gjetur një mënyrë qesharake për të iu ikur rregullave.

Gruaja e dashuruar, ishte e dëshpëruar për të gjetur një mënyrë për të takuar të dashurin e vet, prandaj gjeti këtë mënyrë për të iu ikur ndalesave të lëvizjes.

Në Quebec të Kanadasë, qytetarët nuk lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre prej orës 8 në mbrëmje deri në 5 të mëngjesit. Sigurisht ka disa përjashtime, për stafin esencial, dhe për ata që udhëtojnë më gjatë.

Këto përjashtime vlejnë edhe për personat që dalin të ecin qentë e tyre.

Mbrëmjen e të shtunës, kjo grua i vuri një qafore të dashurit dhe eci me të rreth qytetit.

Gruaja i tha policisë se ajo thjeshtë po shëtiste “qenin” e saj. Mirëpo fatkeqësisht, policëve nuk iu duk qesharake dhe e gjobitën.

Gruaja gjithashtu tha se nuk do të paguaj gjobën, e cila nëse nuk paguhet mund të arrij vlerën e 6 mijë dollarëve.

Mirëpo kjo histori po që ishte qesharake për internetin. Të gjithë e pëlqyen idenë!