Gruaja amerikane e ‘thërret policinë’ pasi hapi kasafortën në shtëpinë që ajo e bleu në ankand

Një grua e cila bleu një shtëpi të vjetër në ankand u desh që ta thërriste policinë pas hapjes së një kasaforte që ajo e gjeti brenda pronës, raporton Mirror.

Tiffany, 28 vjeçare e bleu shtëpinë pa e parë fare atë, dhe kur ajo arriti për herë të parë, ajo u mahnit kur e pa se shtëpia ishte e mbushur me gjësende.

Ajo gjeti televizorë klasik dhe mobile të vjetra, e gjithashtu edhe një kasafortë të madhe e cila ende ishte e mbyllur – dhe ajo filloi që ta hapë atë me një aparaturë prerëse dhe me një kazmë, transmeton Telegrafi.

Përfundimisht, pas asaj që u duk një punë e rëndë, Tiffany e hapi kutinë e madhe metalike, dhe kur ajo e ekzaminoi përmbajtjen që ishte brenda kasafortës, ajo nuk kishte zgjidhje tjetër pos ta thërras policinë.

Duke dokumentuar zbulimin e saj në TikTok, ku ajo ngarkon video nën emrin @misstiffanyma, Tiffany tha: “Pas disa orëve duke e parë kontraktuesin duke e përdorur aparaturën prerëse, kazmën dhe çekanin, më në fund kasaforta u hap, dhe O Zot, ajo që gjetëm ishte mjaft e çmendur”.

“Gjetëm disa plaçka të vyeshme si unazë fejese, disa foto të cilat mund të përdoreshin për shantazh, fatura të rralla dhe monedha të vjetra të cilat mund të vlejnë më shumë se një Birkin. Ne gjetëm edhe një kamë të Luftës së Dytë Botërore, por sinqerisht nuk mund të flasim për gjënë më të çmendur që ne e gjetëm, pasi që duhet ta përfshijmë edhe policinë”, shtoi ajo.

Tiffany, nga Los Angeles i Kalifornisë, e bleu shtëpinë bashkë me partnerin e saj Matt, dhe po e rinovojnë atë pak nga kap – duke filluar me zbrazjen e gjësendeve të pronarit të kaluar.

Ajo mori mijëra shikime në videon e saj, dhe tani njerëzit kanë filluar që të komentojnë në lidhje me sekretet e kasafortës gjigante dhe duke tentuar të qëllojnë se çfarë ka aty brenda.

Një përdorues tha: “Në atë album fotografik është një kartë identiteti e dikujt dhe gjithashtu është një tufë flokësh…”

Një tjetër shkroi: “Granata? Në shtëpinë e babait tim kishte granata të pashpërthyera që gjendeshin në podrum nga koha kur gjyshi im shërbente në ushtri”.

“Duhen të jenë pjesë trupi”, komentoi një person tjetër.

@misstiffanyma Replying to @joyfulgordotv here’s everything we found in the 4000 lb safe! #theflip #fixerupper #renovation #homerenovation ♬ Buttercup – Jack Stauber