Gris fletën e votimit dhe tenton të marrë vulat e komisionit

Një 66 vjeçar është arrestuar nga policia për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Ai ka grisur fletën e votimit dhe ka tentuar të marrë vulat e komisionit dhe të thyejë kutinë e votimit.

“Gris fletën e votimit, tenton të marrë vulat e komisionit dhe të thyejë kutinë e votimit, arrestohet në flagrancë nga Policia. Arrestohet në flagrancë 66 vjeçari, për veprën penale ‘Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor’. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 5 Kamzë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Astrit Çuçka, 66 vjeç banues në Kamzë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas rreth orës 12:00, është paraqitur pranë QV nr. 1567 dhe pasi ka marrë fletën e votimit, e ka grisur atë dhe ka tentuar të marrë vulat e QV dhe të thyejë kutinë e votimit. Ndërhyrja në kohë e Policisë bëri të mundur kapjen, shoqërimin dhe arrestimin e shtetasit të mësipërm. Materialet në ngarkim të shtetasit të sipërpërmëndur do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”, thuhet në njoftim.