Griezmann këshillon Barcelonën para El Clasico

Futbollisti i Barcelonës, ​​Antoine Griezmann tha se skuadra e tij duhet të përmirësojë lojën përpara derbit të madh të ardhshëm me Real Madridin.

Barcelona luajti baras kundër Real Sociedadin mbrëmë dhe ka pikë të njëjta në krye të tabelës me Real Madridin, i cili luajti baras si mysafir kundër Valencia me rezultat 1-1.

“Ne duhet të nxjerrim mësime nga ndeshja me Sociedadin dhe të përgatitemi për ndeshjen me Real Madridin. Ne tani jemi duke filluar përgatitjet për atë lojë dhe ne duhet të përqendrohemi. Ne do të shohim se çfarë ndodh”, tha Griezmann.

Griezmann do të luajë kundër Real Madridit për herë të parë si futbollist i Barcelonës të mërkurën më 18 dhjetor. Në një kohë, ndërsa luajti për Atletico Madridin, ai shënoi pesë gola në përballjet kundër Real Madridit.

El Classico është dashur të luhej në tetor, por u shty për shkak të protestave të mëdha në Barcelonë nga përkrahësit për pavarësinë e Katalonisë.