Greva në arsim, mblidhet komisioni parlamentar

Komisioni parlamentar për arsim është duke mbajtur mbledhje lidhur me grevën e përgjithshme të institucioneve arsimore.

Këtu po merr pjesë Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi si dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Palët janë ftuar me qëllim që të arrihet një zgjidhje në mënyrë që të përfundojë greva.

Ministri Bytyqi ka thënë se qeveria ka propozuar koeficientin 0.15, mirëpo SBASHK-u nuk e ka pranuar.

Valentina Bunjkaju, deputete nga radhët e LDK-së, ka thënë se nuk e përkrahë grevën mirëpo pajtohet me kërkesën për ngritjen e koeficientit.

Deputetja Teuta Haxhiu nga AAK-ja tha se SBASHK-u duhet t’i adresojë kërkesat në kuvend dhe jo në qeveri.