Këshilli Qendror

Greva e shëndetësisë, më 3 janar vendoset për masat e reja

Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së në krye me Dr. Blerim Syla sot në objektin e Qeverisë së Kosovës kanë mbajtur takim me kryeministrin Ramush Haradinaj ku prezent ishte edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili si dhe kabineti qeveritar.

Në këtë takim që ka zgjatur 45 minuta është vendosur që Këshilli Qendror Grevist i FSSHK-së ka vendosur që më 3 Janar 2019 të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të FSSHK-së ku edhe do të merren vendimet për hapat e ardhshëm sindikal.

“Nga data 29 Dhjetor 2018 ora 7:00 deri me datë 03 Janar 2019 pas përfundimit te mbledhjes se Këshillit Drejtues te FSSHK-së puna nëpër institucionet shëndetësore zhvillohet ne bazë të plan programit te punëdhënësit”.

“Edhe njëherë i falënderojmë te gjithë qe kanë përkrahur kauzën tonë dhe popullatën e cila na ka mirëkuptuar. Presim reflektim te organeve ligjvënëse lidhur me kërkesat tona ne mënyrë qe ne te mund te ju ofrojmë shërbimet tona popullatës”, thuhet në komunikatën e këtij Këshilli.