Grenell pas Kurtit pritet t’i takojë liderët e tjerë partiakë

Sapo ka përfunduar takimi mes të dërguarit special të presidentit amerikan [Donald Trump] për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit – që deri me rezultatet e tanishme nga KQZ-ja del se është fituesi i zgjedhjeve të 6 tetorit.

Takimi mes Grenell dhe Kurtit është mbajtur në objektin e Ambasadës Amerikane në Kosovë, por nuk ka pasë prononcime për media.

Grenell, që paraprakisht është takuar me presidentin Hashim Thaçi, do t’i takojë, veç e veç, edhe liderët e tjerë partiakë.

loading…