Emisari i posaçëm i presidentit të SHBA’së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka demantuar mediat dhe delegacionin serb duke thënë se nuk është e vërtetë se i është ofruar presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqit dokumenti për të nënshkruar njohjen e shtetit të Kosovës.

Tëitter përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ka shkruar se “nuk është e vërtetë”, lajmi i ‘The Pavlovic Today’ se presidentit Vuçiq i është ofruar dokumenti për të nënshkruar njohjen e Kosovës.

Not true. https://t.co/oDyaqs7ZvJ

— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 3, 2020

Njeriu më besnik i Vuçiq, ministri i Financave, Sinisha Mali, deklaroi se shefi i tij ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiq. Por, këtë gjë sapo e ka demantuar Grenell përmes në shkrimin e mësipërm.

“Ne kurrë nuk kemi marrë një letër më të keqe që kur filluan negociatat me Prishtinën. “Kishte 16 pikë në letër, në tryezë, nga të cilat 10 pikë nënkuptojnë njohje reciproke,” u tha Mali gazetarëve, duke shtuar se kishte shumë pak tema ekonomike.

Lexoni edhe: