Gratë shofere nga i gjithë rajoni garojnë mes vete në Ferizaj

Në kuadër të Kampionatit të organizuar nga FASK, në Ferizaj sot është duke u mbajtur gara e dytë, disiplina “Auto Slalom” konkurrenca e grave.

“Auto Slalom” për gra është një ngjarje, në të cilën pjesëmarrës janë garuese të ndryshme nga vendi dhe rajoni.

Kjo garë ka për qëllim vërtetimin e vlerave të gruas së fuqishme dhe të pavarur, për t’i rrëzuar paragjykimet dhe stereotipat karshi gruas në timon.

Në hapjen e garës mori pjesë edhe ish-presidentja Atifete Jahjaga.

Ajo tha se me këtë garë do të tregojnë se edhe gatë janë të zonja, sipas saj këtë e dëshmoi edhe Majlinda Kelmendi, dje.

Pas garës do të shpallen edhe fitueset për vendin e parë, të dytë dhe të tretë.

Kjo gare ishte planifikuar të mbahet në Prishtinë, por nuk kanë marrë leje nga Komuna, andaj nga komuna e Ferizajt thanë se gjithmonë do të mirëpresin gara të mirëfillta si kjo.