Në Klinikën e Gjinekologjisë është duke vazhduar procesi i votimit, sikurse në secilin cep të Kosovës.
Aty do të mund të votojnë stafi dhe pacientët të cilët janë të regjistruar nga kjo klinikë për të votuar, njofton Klan Kosova.
Ardita Abazi nga KQZ ka thënë se gratë që janë shtrirë në këtë klinikë në dy ditët e fundit nuk do të mund të votojnë, për shkak se ato nuk figurojnë në listat zgjedhore.







