Graniti: Nuk kam me kë të falem më pas largimit të Sabianit nga Big Brother

Graniti është shprehur i mërzitur me largimin e Sabianit nga shtëpia e Big Brother.

Ish-futbollisti i ftuar në dhomën e rrëfimit tha se tani ai nuk ka me kë të falet më.

“Ishalla e ka biletën e kthimit. Nuk kam me kë të falem më në shtëpi”, ishin fjalët e Granitit.

Sabiani ishte banori më pak i votuar nga publiku, nga të gjithë banorët tjerë.

Ky nominim për të gjithë, erdhi pasi Sabiani, Iliri dhe Monika kishin folur me kode mes vete, gjë që nuk lejohet sipas rregullores së Big Brother.