Grafite feministe në Drenas: “Drenica lindë edhe dylbera”!

Muret e hapësirave publike të Drenasit u mbuluan sonte me mbishkrime të cilat targetojnë dhunën e shumëfishtë e të vazhdueshme që vajzat e gratë, lesbike e punëtore me apo pa kontratë pune e burrat gejë e të klasës punëtore e përjetojnë në Drenas e përtej.

“Shtypja sistemike e cila vazhdon t’i lërë vajzat e gratë, punëtoret/ët e personat LGBTI+ në gjendje të mjerueshme, nuk do të durohet. Andaj edhe këto mesazhe, përmes përplasjes së të vërtetave të heshtura, thërrasin në revoltë e rezistencë kolektive”, thuhet në njoftimin e faqes “Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist“.