Grabovci e quan deklaratë të “budallakavt” pretendimim e Milaim Zekës se i është ngritur aktakuzë nga Specialja

Ish-ushtari i UÇK’së, Adem Grabovci, ka thënë se nuk i është ngritur aktakuzë nga Gjykata Speciale.

“Pas një deklarate të “budallakavt” të Milaim Zekës, se kinse më është ngritur Aktakuza nga Gjykata Speciale, për të i’u përgjigjur shqetësimeve të te gjithë miqve e dashamirëve, ju njoftoi se: Asnjëherë gjerë me tani, as nuk jam kontaktuar nga askush, e lëre më diçka më shumë. Smirëzinjtë dhe aleatet e regjimeve të Beogradit, do ndihen keq. Dashamirët, do i gëzoj ky lajm.”, shkroi ai.

“E ftoj Milaimin, që të paktën familjarët ti kursej nga këto deklarata sharllataneske….se Ne jemi mësuar më keto paraqitje të tilla.”, shtoi Grabovci.