Grabitje e armatosur në Termocentralin Kosova A

Sonte në orët e mbrëmjes ka ndodh një grabitje me armë në Termocentralin Kosova A.

Gazeta Insajderi mëson se dy persona me maska, njëri me armë zjarri dhe tjetri me thikë kanë sulmuar punonjësin e KEK, i cili ka marrë edhe lëndime trupore.

Nga ai janë marrë 600 euro të gatshme, dy telefon, dy kartela të bankës dhe një xhup.

Policia ka dalë ne vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin.