Grabitet një pompë e benzinës në Dragash

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një pompën të derivateve në Dragash.

Pompat e derivateve janë bërë cak i hajnave në Kosovë. Pos armeve të zjarrit, grabitjet po kryhen edhe me armë të ftohta.

Në një pompë të derivateve, nga një burrë i maskuar është kryer grabitje e parave në vlerë prej 150 eurove. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Viktima punëtor i një pompe të derivateve, mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se është sulmuar nga i dyshuar i pa njohur dhe i maskuar ku nën kërcënimin e thikës i ka grabitur dhe është larguar në këmbë në drejtim të pa njohur”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Si pasojë e lëndimeve viktima ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit, dhe gjendja e tije shëndetësore sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetën. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore, ndërsa me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.