Gold Ag pozon me Ramushin, e quan luan

Reperi i njohur Gold Ag, ndau një imazh me kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai u kujdes të publikoj një foto, ku shihen duke shtrënguar duart, shkruan Indeksonline.

Goldi u kujdes t’i thur një varg duke e quajtur Ramushin luan.

“Si luan e lindi nana, kan dëshmu krejt bjeshkët tana”, shkoi reperi./Indeksonline/