Gold AG lutet për nënën: Çdo sakrificë e jotja, shpërblim e pastë Xhennetin

Gold AG u lut për nënën në syfyrin e fundit të këtij Ramazani.

Gold AG njihet si besimtar i devotshëm i fesë islame, ai kohë pas kohe publikon edhe ajete të Kur’anit dhe thënie që kanë të bëjnë me fenë.

Pasi përfundoi syfyrin e fundit për këtë Ramazan, reperi shkroi fjalë të mëdha dedikuar nënës së tij.

“Nuk mund ta laj borxhin çfarë bëre për mua. Mjafton që Xheneti është tek këmbët tua”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Kujtojmë se kënga e fundit e Gold AG titullohet “Shkronjat e arta”, ndërsa po punon rreth këngëve të reja.

Më poshtë mund ta gjeni postimin e plotë të reperit Gold AG.