Këngëtari Gold AG

Gold AG fyen komunitetin LGBTI

Në këtë paradë, në mbështetje të komunitetit LGBTI janë mbledhur një numër i madh i njerëzve, ndër ta edhe personalitete të njohura publike, shkruan lajmi.net

Për dallim prej tyre, reperi Arian Agushi i njohur si Gold AG ka reaguar kundrejt Paradës së Krenarisë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

”Kan ardhë kohë të mjera, me u mbledh burra te SKENDERBEU e me u mburrë që janë PEDERA”, ishin fjalët e tij.

Pranë postimit të Goldit, shumica e ndjekësve kanë reaguar me komente të ndryshme, disa prej tyre edhe e kanë përkrahur.