Një zyrtar i lartë iranian i vlerësoi si joreale propozimet e paraqitura nga fuqitë evropiane dje në Gjenevë.
Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve Reuters, zyrtari tha se pasurimi zero i uraniumit – të cilin ministri britanik David Lammy e përshkroi dje si një “pikënisje” për bisedimet me Teheranin – ishte një rrugë pa krye, transmeton Ballkani.info.
Ai theksoi se këmbëngulja në pozicione të tilla nuk do të afrojë Iranin dhe Evropën, duke shtuar se vendi i tij nuk do të negociojë për aftësitë e tij mbrojtëse, përfshirë programin e tij raketor.
“Në çdo rast, Irani do të shqyrtojë propozimet evropiane në Teheran dhe do të paraqesë përgjigjet e tij në takimin e ardhshëm”, tha zyrtari. /Ballkani.info/







