Gmail fut përdoruesit në telashe serioze

Përdoruesit e Gmail kanë pasur një javë të vështirë këtë fillim Korriku dhe situata sapo u përkeqësua më tutje.

Android Police raportoi se Gmail po vuan me një problem të përhapur me filtrat e e-mail-it. Këto filtra gabimisht po lejojnë depërtimin e e-mail-eve të rrezikshme tek përdoruesit.

Vetë Google ka pranuar ekzistencën e këtij problemi që ka prekur një numër të lartë përdoruesish. Aktualisht e liston shërbimin si plotësisht operacional por situata nuk është e tillë.

Në Twitter dhe Reddit ka shpërthyer një lumë kritikash ndaj Google të cilat thonë se filtrat e spam nuk funksionojnë dhe çdo gjë shkon direkt në “inbox” kryesor.

Për një të punon çdo ditë me teknologjinë, është e lehtë shmangia e e-mail-eve spam në inbox, diçka që mund të navigohet. Por për përdoruesit e përditshëm gjasat që të përfundojnë në një skemë të rrezikshme dhe sofistikuar malueri janë të larta.

Në fund të fundit jo pa arsye Google punon fort për të mbajtur këto mesazhe larg postës suaj elektronike.